Ramabaja: Mjaft i quajtëm krerë të UÇK ata në Hagë, po dëmtojmë Kosovën
Analisti Sadri Ramabaja në një intervistë për Euronews Albania refuzoi t’i quante krerë të UÇK Hashim Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sipas analistit, sa më shumë t’i cilësojmë si krerë të UÇK aq më shumë do ta dëmtojmë UÇK dhe Kosovën.
“Unë nuk konsideroj se krerët e UÇK janë në Hagë, atje janë ata që kanë një lloj përgjegjësie direkte ose indirekte që UÇK në 1998 mbeti pa kokën reale politike. Wshtw politika e Kosovës e LDK, por edhe e Tiranës që kishte kontribuar që koka politike e UÇK të mënjanohej dhe ata që e njohin këtë situatë brenda UÇK e kanë parasysh. Sa më shumë t’i cilësojmë si krerë të UÇK aq më shumë do ta dëmtojmë UÇK. Sali Mustafa është dënuar 26 vjet dhe dënimi i tij ishte i ashpër, ndaj ka ardhur koha që me kthjelltësi të mendojmë si i citojmë ata që janë atje. Jemi në këtë situatë kur ka rrezik që lavdia e UÇK të dëmtohet seriozisht. Nuk mund të mbrohet kjo lavdi duke i cilësuar krerë të UÇK ata që defakto ja krijuan këtë gjykatë UÇK”, tha Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Familja nga Prishtina, në Gjirokastër për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
- Të bëhet bashkimi Shqipëri-Kosovë, Spahiu: Rrezikojmë humbjen e territoreve
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale