Familja nga Prishtina, në Gjirokastër për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpetim Krasniqi
17 Shkurt 2023 | 18:34

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka qenë i veçantë për familjen Krasniqi nga Prishtina.

Pjesëtarët e kësaj familjeje e kanë festuar Ditën e Pavarësisë në Gjirokastër.

Kryefamiljari Shpëtim Krasniqi, i cili ka qene pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vlerëson mbështetjen që ka dhënë Gjirokastra dhe zonat e tjera të Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës

“Për 14 vite rresht kam festuar Ditën e Pavarësisë së shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës me familje në Kosovë. Kësaj here, në 15-vjetorin e shtetit të Kosovës kam zgjedhur që ta festoj në shtetin e nënës Shqipëri”, tha Shpëtim Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së.

Për familjen kosovare, Gjirokastra, Shqipëria dhe Kosova do të jenë të lidhura përjetësisht me njëra-tjetrën

“Kurrë nuk është mjaft që të bashkëpunohet dhe të arrihet ajo për të cilën ne dhe gjithë dhe brezat e parë të tërë dhe ata që do të na pasojnë e kanë si ëndërr që të bëhet një herë e përgjithmonë, Shqipëria natyrale”, u shpreh Krasniqi.

Përgjatë luftës së Kosovës ishte i konsiderueshëm numri i familjeve kosovare që u strehuan dhe u ndihmuan nga banorët e Gjirokastrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026