10 vjet nga tragjedia ne Lampedusa, 368 emigrantë humbën jetën

4 Tetor 2023 | 22:25

Në Lampedusa u përkujtua 10-vjetori i fundosjes së një anije emigrantësh që mori 368 jetë njerëzish. Qindra u mblodhën në ishullin italian, për nder të viktimave ku u shprehën se nuk është bërë asgje për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

“Njerëzit vazhdojnë të mbyten në det, njerëzit vazhdojnë të bëjnë këto udhëtime, që janë udhëtime shprese. Siç e kam thënë këto ditë, sfida e Bashkimit Evropian është të sigurohet që udhëtimi në këto kushte nuk do të jetë më një detyrim siç është tani.

Policia italiane përkujtoi tragjedinë duke publikuar imazhe të rrënojave të anijes në brigjet e ishullit.

Tragjedia u kujtua edhe në vende të tjera të Italisë. Në Milano, një vepër arti u instalua në liqenin e Darsena.

Gjatë natës së 3 tetorit 2013, anija e vjetruar e mbushur me qindra eritreanë, etiopianë dhe somalezë u përmbys dhe u fundos teksa po i afrohej Lampedusës. Viktimat ishin edhe gra, fëmijë. 155 persona arritën të mbijetonin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026