Nga goli i Mujës te “Kosova është Serbi”, çfarë ndodhi në mbrëmjen e Champions
Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka gjetur golin e parë në Ligën e Kampionëve, edhe pse skuadra e tij u mposht nga Shaktar Donjesk.
Liga e Kampionëve dhuroi një tjetër mbrëmje spektakolare ku nuk munguan golat, ku në 8 përballje u regjistruan 27 të tillë. Ajo e cila u cilësua si kryendeshja e mbrëmjes ishte e vetmja e cila nuk prodhoi gola. Dortmund-Milan u mbyll në shifrat 0-0, me të dyja skuadrat që iu afruan disa herë golit, por pa mundur ta gjejnë atë. Në të njëjtin grup, Newcastle dominoi dhe mposhti 4-1 PSG-në dhe mori kështu vendin e parë në tabelë.
Kampionët në fuqi të kompeticionit morën një fitore pa shumë mundim në transfertën e Leipzig, duke triumfuar 1-3. Foden shënoi i pari për Cityn, më pas Openda solli barazpeshën e përkohshme, ndërsa golat e Alvarez e Dokut vulosën triumfin. Crvena Zvezda dhe Young Boys barazuan 2-2, ndërsa në një tjetër ndeshje të Champions, nuk munguan parullat “Kosova është Serbi”.

Barcelona regjistroi fitoren e dytë në grup, duke shkuar kështu në kuotën e 6 pikëve, teksa fitoi minimalisht ndaj Portos. Përballja tjetër, mes Antwerp dhe Shkahtar Donetsk u mbyll 2-3, me ukrainasit që përmbysën ekipin e Mujës, me këtë të fundit që shënoi golin e parë. Atletico e Lazio morën fitoret e para në grupin E, duke u vendosur respektivisht spanjollët në krye, e më pas ekipi Italian në vendin e dytë.
Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik