Botërori i Katarit me spektatorë, Presidenti i FIFA-s i bindur: COVID-19 do të mposhtet
Numri 1 i FIFA-s, Xhani Infantino tha se Botërori i 2022-it do të zhvillohet me praninë e tifozëve. Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit është i bindur se deri në nëntor të vitit 2022, Pandemia e Covid-19 nuk do të përbëjë problem për organizimin normal të këtij evenimenti
Vitin e ardhshëm, Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar do të ketë stadiumet e mbushura me spektatorë. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Xhani Infantino, i cili u shpreh i sigurt se deri në nëntor të vitit të ardhshëm Covid-19 nuk do të përbëjë problem në botë.
“Vitin e ardhshëm, në Kupën e Botës në Katar, e cila do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor, stadiumet do të jenë të mbushura me spektatorë. Kjo do të arrihet pasi deri në atë kohë, Covid do të jetë mposhtur dhe ne do jemi mësuar të bashkëjetojmë me të. Por në distancë 2 vitesh, ne jemi ende larg, dhe mendoj se kemi probleme më të mëdha aktualisht, se sa kupa e botës,” – tha Infantino.
Botërori i Katarit, i pari në histori që do të zhvillohet në dimër do të nisë më 21 nëntor të 2022-it në stadiumin “AL-BAJT”, një impiant prej 60 mijë vendesh, ndërsa finalja do të zhvillohet më 18 Dhjetor. Në ndryshim nga kampionati Europian, që pritet të zhvillohet pa prezencën e tifozëve, Botërori, deri më tani është planifikuar të zhvillohet me stadiume të hapur.
“Për sa i përket prioriteteve, prioriteti aktual është pa dyshim, vaksinimi i personave vulnerabël dhe punonjësve të shëndetësisë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ne nuk i konsiderojmë futbollistët si një grup që kanë prioritet në vaksinim,” – vijoi më tej Infantino.
Fjalët e Infantinos shihen si një shenjë pozitive në të gjithë botën mbi luftën ndaj Covid dhe rikthimin e jetës në nomralitet.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë