Biden si Trump, presidenti amerikan do vijojë ndërtimin e murit me Meksikën
Administrata e presidentit Joe Biden do të ndërtojë një pjesë të murit kufitar në jug të Teksasit, në përpjekje për të ndaluar fluksin e lartë të emigracionit.
Rreth 32 kilometra mur do të ngrihen në kontenë Starr, përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë një rritje të ndjeshme të kalimeve të paligjshme.
Ngritja e një muri kufitar ishte një politikë e Donald Trump kur ishte president dhe që u kundërshtua ashpër nga demokratët.
Në 2020-n, Biden premtoi se nuk do të ndërtonte pjesë të tjera të murit nëse do të zgjidhej. Por numri në rritje i kalimeve ilegale të kufirit e ka kthyer çështjen në një pikë të cenueshme për presidentin.
Sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 245 mijë kalime janë regjistruar këtë vit, me shtatorin që pritet të rezultojë muaji rekord.
Banorë të qyteteve të ndryshme deklarojnë se po ndjejnë ndikimin e fluksit.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams parashikoi se kostoja e strehimit të mbi 100 mijë emigrantëve të ardhur që prej vitit të kaluar do të rritet në 12 miliardë dollarë në tre vitet e ardhshme.
Zoti Adams zhvillon këtë javë udhëtime në Meksikë, Kolumbi dhe Ekuador, në përpjekje për të dekurajuar emigrantët. “Kemi tejkaluar të gjitha kapacitetet”, deklaroi ai ditën e martë.
Ndërsa sekretari i presidentit Biden për sigurinë e brendshme foli për një “nevojë imediate dhe akute” për të ndërtuar murin dhe për të parandaluar hyrjet e paligjshme në territorin e Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim