Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim
Megjithëse ishte në arrati dhe në kërkim me vendim gjykate, familjarët e Violand Braçellarit kanë përfituar fonde publike për shtimin e bagëtive.
Dokumentet e siguruara tregojnë se babai, nëna dhe vëllai i Braçellarit kanë qenë përfitues të mbështetjes financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në kuadër të skemave për shtimin e krerëve të gjedhit.
Violand Braçellari, i dyshuar si autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri gjatë aksionit të zhvilluar në fshatin Bodë të Lozhanit, konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai ishte dënuar në mungesë me 10 vite burg për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe prej vitesh jetonte i fshehur në zonat malore, kryesisht në stane, për t’iu shmangur arrestimit.
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët