Putini: Perëndimi ka mungesë vullneti për kompromis
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Perëndimi kishte humbur lidhjen me realitetin për luftën në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nëse udhëheqësit perëndimor kanë harruar se si të bëjnë kompromis, atëherë bota do të duhej të shihte se ku të çon një arrogancë e tillë.
Putini akuzoi Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë, të cilën ai e vlerëson si pjesë të një lufte shumë më të madhe midis Rusisë dhe një Perëndimi arrogant.
“Bashkëbiseduesit tanë në Perëndim duket se kanë harruar plotësisht se ekzistojnë koncepte si vetëpërmbajtja e arsyeshme, kompromisi, gatishmëria për të hequr dorë prej një gjëje për të arritur një rezultat të pranueshëm për të gjithë”,-tha Presidenti Putin.
“Ata janë padyshim të fiksuar pas vetëm një gjëje, të realizojnë interesat e tyre me çdo kusht. Nëse kjo është zgjedhja e tyre, le të shohim se çfarë do të vijë prej saj”,- tha zoti Putin në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.
Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Putin gjithashtu njoftoi se Rusia ka realizuar me sukses provat me një raketë që funksionon me energji bërthamore, ndërsa paralajmëroi se vendi i tij mund të anulojë ratifikimin e traktatit për ndalimin e provave bërthamore.
“Bëmë me sukses provën e fundit të raketës vetëlëvizëse me rreze globale Burevestnik, që ushqehet me energji bërthamore”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kjo është hera e parë që njoftohet dalja me sukses e provave për raketën Burevestnik, për të cilën presidenti rus pati folur për herë të parë në vitin 2018.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta