Njohja e Kosovës nga Izraeli, Felicita Jakoel: Do ketë marrëdhënie shumë të ngushta ekonomike

2 Shkurt 2021 | 09:34

Kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel komentoi për Euronews Albania formalizimin e marrëdhënieve mes Jeruzalemit dhe Prishtinës.

Ajo tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pritej prej kohësh, pasi “vitet e fundit marrëdhëniet ishin përforcuar”.

“Kujtoj pamjen e njerëzve me fëmijë që dëboheshin nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë, kujtoja se kjo më bënte përshtypje vetëm mua, por pati një reagim të jashtëzakonshëm të izraelitëve, ku pati edhe demonstrata spontane”,  kujtoi Jakoel ndërgjegjësimin e izraelitëve rreth 20 vite më parë me ndihma, të cilat iu dërguan qytetarëve të Kosovës.

Zonja Jakoel theksoi se është shumë e sigurt “që do të ketë një marrëdhënie shumë të ngushtë ekonomike në fushën e teknologjisë”. 

“Do të ketë marrëdhënie të ngrohta dhe fitimprurëse nga të dyja vendet”, u shpreh ajo.

Sipas zonjës Jakoel, tashmë Izraeli do të nxisë vendet e tjera që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Jam e sigurt që kjo do të japë një shtysë që të gjitha vendet e botës ta njohin Kosovën”, përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Raportet diplomatike Kosovë-Izrael, reagon Vuçiç

DASH përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Izraeli firmosi njohjen e Kosovës, këshilltari Silaj: Është me interes tërheqja e investimeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026