Tragjedia në ceremoninë e diplomimit në Siri, 80 të vdekur nga sulmi me dron

6 Tetor 2023 | 09:49

Një sulm me dron në kolegjin ushtarak në provincën Homs në Siri shkaktoi të paktën 80 të vdekur, mes tyre ushtarakë të rinj dhe familjarë të tyre, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Në një numër paraprak, akti terrorist që synoi ceremoninë e diplomimit të studentëve në Kolegjin Ushtarak në Homs çoi në vdekjen e 80 martirëve, përfshirë gjashtë fëmijë, dhe numri i të plagosurve ishte 240,” tha Hassan Al-Ghobash.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Në një deklaratë të mëparshme, ministria e mbrojtjes fajësoi “organizatat terroriste të mbështetura nga palë të njohura ndërkombëtare”.

“Kishte dhjetëra ushtarë të plagosur, me lëndime kritike në mesin e familjeve të ftuara, duke përfshirë gra dhe fëmijë, përveç një numri studentësh që morën pjesë në diplomim,” tha ministria në një deklaratë.

Forcat e armatosura siriane thanë se sulmi ishte “i paprecedentë” dhe u zotuan të përgjigjen “me forcë dhe vendosmëri të plotë, duke paralajmëruar se ata që planifikuan dhe ekzekutuan sulmin “do ta paguajnë shtrenjtë”.

Pas sulmit me dron, forcat qeveritare siriane bombarduan fshatrat në provincën Idlib, në veriperëndim ku u plagosen 10 civilë.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura bëri të ditur se disa dronë që mbanin eksplozivë shënjestruan akademinë ushtarake të Homsit menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit duke e konsideruar sulmin si një akt kriminal të paprecedentë dhe pohon se do t’i përgjigjet me forcë dhe vendosmëri të plotë këtyre grupeve terroriste kudo që ndodhen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026