Basha i përgjigjet Ramës pas sulmit që ai i bëri programit ekonomik të PD-së

2 Shkurt 2021 | 12:26

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj në një konferencë për shtyp me gazetarët komenteve të bëra më herët gjatë ditës nga kryeministri Edi Rama se programi elektoral i opozitës “është i dobët dhe pa shtyllë kurrizore”, sipas tij “njësoj si karakteri i udhëheqësit të saj”.

Fillimisht Basha mbrojti programin e paraqitur javën e shkuar mbi ekonominë duke theksuar se ai ka kohë që është nisur të hartohet “me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe lokale”. Kryetari i PD-së tha se në qendër të programit është familja dhe qytetari shqiptar.

“Pas të gjitha sulmeve që bën ai [Edi Rama], fsheh diku ndonjë premtim, dolëm me pagën minimale, sulm, sharje, fyerje, pastaj doli e mori dhe tha se do ta bënte ai, se si do ta bënte këtë një Zot e di, sepse s’e bëri për tetë vite me radhë. Ne e kemi planin se si do të shkojmë te rritja e rrogave, sepse kalon në një proces të tërë ekonomie,” – u shpreh Basha duke ironizuar se Rama nuk e kupton ekonominë.

Kreu i selisë blu rikujtoi disa nga pikat e programit, si paga minimale 30 mijë lekë e pataksuar, taksë e sheshtë 9% për pagat mbi pagën minimale, taksë jo më shumë se 0.5% e tatimit mbi xhiron për sipërmarrjet e vogla etj.

“Me këtë plan fiton rinia, pensionistët, mjekët, infermierët, mësuesit, pedagogët, të papunët, të varfrit. Fiton Shqipëria, humbet Edi Rama,” – theksoi Basha duke shtuar se “ia kuptonte nervozizmin”.

Ditën e sotme gjatë një konference për shtyp për ekonominë, Kryeministri Edi Rama sulmoi programin e opozitës për ekonominë duke thënë se ai është i gënjeshtërt, që nuk i shërben shtresave të mesme. Rama pranoi se partia e tij do të rishikonte mënyrën e ndarjes së taksës progresive, mbështetur prej saj prej vitit 2013, por theksoi se përmes kësaj formule gjatë kësaj periudhe 530 milionë dollarë janë mbledhur në arkën e shtetit.

Rama tha se heqja e kësaj takse dhe vendosja e një takse të sheshtë, propozuar nga PD-ja për 9%, ua kthen këto 530 milionë kompanive të mëdha “apo të ‘oligarkëve’ siç i quajnë këta [opozita]”.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Do të rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026