“Me Ramën s’ka zgjedhje”, Berisha: Vetëm protesta të fuqishme
Sali Berisha ka deklaruar për mediat se me kryeministrin Edi Rama, zgjedhjet janë vetëm farsë dhe rrjedhimisht zgjidhja janë protestat e fuqishme.
Sipas tij çfarë ndodhi dje në parlament përbën “atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite”.
Gjatë seancës parlamentare të së enjtes mazhoranca socialiste nuk ka pranuar kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për të ndryshuar përbërjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Në këto kushte, votimi është bllokuar dhe deputetët e opozitës pretendojnë se mazhoranca i ka mohuar opozitës një të drejtë kushtetuese.
“Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që do ai. Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë