Raportimi mbi të moshuarën e dhunuar, ekspertët kritikojnë rëndë shkeljen e etikës nga mediat
Ekspertët e medias dënuan trajtimin mediatik që iu bë publikimit të rastit të së moshuarës të dhunuar nga nipi i saj pak ditë më parë.
Sipas ekspertëve publikimi i intervistës me të moshuarën pa censurë në audio dhe figurë ishte një show mediatik i panevojshëm dhe cënon rëndë parimet e etikës në gazetari.
Në një intervistë për Euronews Albania, Valbona Sulçe, eksperte e medias dhe komunikimit sqaroi se ngjarja nuk duhet të ishte publikuar në të mënyrë.
“Mendoj që faji në këtë rast është i mosdiskutimit të çështjeve etike si një çështje thelbësore e raportimit. Nuk e di nëse në redaksitë tona kalohet dhe pjesa e etikës, që duhet të ishte rutina normale e çdo redaksie,” – tha Sulçe.
“Në këto 20 vitet kemi treguar për fat të keq se vetrregullimi i medias ka dështuar. Do të rekomandoja që autoretet publike që kanë në dorë dhe licencimin e operatorëve audiovizivë sidomos… t’i qëndrojnë strikt kodit të transmetimit dhe të ndëshkojnë operatorët që e shkelin,” deklaroi ekspertja.
Ndërkaq, pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu sqaroi se një lajm i tillë duhej transmetuar vetëm duke hequr pamjet e nënës së dhunuar.
“Intervista e saj me zë dhe figurë nuk i ka shtuar asgjë cilësisë së informacionit përveçse ka shtuar një lloj ndjeshmërie te publiku që media e ka tepruar,” – tha ai.
Pak ditë më parë në fshatin Grabian të Divjakës një 36 vjeçar krahas dhunës rezultoi se ka kryer forcërisht marrëdhënie seksuale me gjyshen e tij.
Erlis Çela, shef i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Beder theksoi se justifikimi “kështu do publiku” nuk është aspak i drejtë.
Sipas tij rregullatori për të orientuar gazetarët si të raportojnë lajmin s’mund të jetë publiku dhe kërkimi i detajeve deri në maksimum për të marrë audiencë është i gabuar.
“Kryerja e një raportimi të tillë në mënyrë të gabuar nuk justifikon mënyrën se si duhet ta bëjë tjetri (gazetari) që vjen më pas, pra nuk ka një logjikë të tillë justifikimi” – tha ai teksa apeloi që gazetarët t’i thërrasin ndërgjegjes individuale dhe asaj profesionale.
Sipas Zylyftar Bregut Autoriteti i Medias Audiovizive ka dy struktura që kanë përgjegjësi konkrete për këtë rast: Këshilli i Etikës dhe Drejtoria e Programacionit.
Ai sqaroi se të dyja strukturat e sipërpërmendura kanë detyrim ligjor trajtimin e çështjes por shprehu skepticizmin e tij duke theksuar se AMA ka ndërmarrë masa vetëm në raste specifike.
“Nuk besoj që do ta bëjë në këtë rast që për mua është rast demonstrativ sa i përket shkeljes së etikës,” – përfundoi Bregu.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë