“Test i suksesshëm bërthamor”, Putin: Raketa e re, me rreze të pakufizuar veprimi

6 Tetor 2023 | 22:28

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ka mbajtur testin përfundimtar të një rakete kruis me fuqi bërthamore, i cili ka përfunduar me sukses.

Arma eksperimentale, e njoftuar për herë të parë në 2018-n, konsiderohet një armë potencialisht me rreze të pakufizuar.

Për momentin thuhet se ajo ushqehet nga një reaktor bërthamor dhe është në gjendje të mbajë një kokë nukleare.

Por pak gjëra dihen zyrtarisht për kapacitetet e saj dhe raportohet se testet e mëparshme kanë dështuar.

Deklarata e presidentit Putin nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe deri tani nuk ka pasur një koment nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sidoqoftë, pamjet satelitore që qarkulluan muajin e kaluar tregonin se Rusia ka ndërtuar së fundmi komplekse të reja në një lokalitet të largët arktik, ku më parë mbaheshin testet bërthamore sovjetike.

“Virtualisht sapo kemi përfunduar punën mbi armatimet e reja moderne strategjike, për të cilat kam folur pak vite më parë. Testi përfundimtar i “Burevestnik”, një raketë kruis me rreze globale dhe e ushqyer me energji bërthamore ka rezultuar me sukses”, deklaroi Putin.

Raketa quhet “Burevestnik” nga Moska dhe “Skyfall” nga NATO. Në fjalimin e tij Putin tha se Rusia ka përfunduar punën edhe për raketën balistike ndërkontinentale “Sarmat”.

Ai shtoi se Rusia nuk ka në plan të ndryshojë doktrinën bërthamore, siç njihet politika që cakton rrethanat në të cilat ushtria mund të përdorë armë atomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike

Google ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me SpaceX për marrjen me qira të kapaciteteve kompjuterike të kompanisë së drejtuar nga Elon Musk. Sipas marrëveshjes,...
22:24 | 06/06/2026

Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg

Të paktën 11 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron që goditi një treg në shtetin e Kordofani...
22:21 | 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania do të intensifikojë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe përshpejtimin e investimeve në mbrojtje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për kërcënimin që,...
22:20 | 06/06/2026