Gjykata dënon me burg liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny
Një gjykatë në Moskë dënoi këtë të martë me 3,5 vjet burg liderin rus të opozitës, Alexei Navalny me akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.
Sipas vendimit të Gjykatës, 44-vjeçari do të kryejë 2,5 vite burg, pasi i janë hequr 10 muaj arrest shtëpie të kryera tashmë prej tij.
Arrestimi i Navalny ka shkaktuar protesta masive në të gjithë Rusinë, ku vijojnë të arrestohen me mijëra persona.
Perëndimi dhe SHBA i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë sa më shpejt opozitarin dhe të ndaluarit.
Navalny, i cili është kritiku më i njohur i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor për të cilin ai i fajëson Kremlinit.
Autoritetet ruse e mohojnë akuzën dhe pretendojnë, me gjithë testet nga disa laboratorë evropianë, se nuk kanë asnjë provë që ai ishte helmuar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzoi edhe një herë vendet perëndimore se nuk kanë qenë transparentë me qëllim për të “promovuar një pozicion anti-rus”.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet