VIDEO| Momente tmerri në aeroportin në Izrael, pasagjerëst shtrihen në pistë
Situata në Izrael vijon të jetë e tensionuar, me pamjet më të fundit që tregojnë turistë të shumtë të huaj të bllokuar në aeroport.
Teksa presin avionin për t’u larguar nga vendi, pasagjerët janë shtrirë në pistën e uljes së avionëve, ku në sfond dëgjohen sirenat e bombardimeve.
Shumë prej tyre shihen të traumatizuar teksa në lot presin të largoheni nga vendi i cili tashmë është tashmë në luftë pas sulmeve me raketa nga militanëtët palestinezë.

Kujtojmë se Izraeli dhe Palestina kanë nisur një luftë të re frontale. Ishte Hamasi, organizata palestineze që nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Në mënyrë të befasishme, persona të armatosur kaluan kufirin, ndërkohë që një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.
“Grupi militant Hamas ka nisur një luftë që Izraeli do ta fitojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.
Deri më tani në Izrael raportohet për mbi 100 persona të vrarë dhe rreth 985 të plagosur, ndërsa bilanci te palestinezët është edhe më tragjik. Sipas raportimeve, deri më tani janë vrarë 198 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1600 të tjerë.
Raportohet gjithahstu për shumë civilë dhe ushtarë izraelit, të cilët janë marrë peng nga militantët palestinezë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta