Izraeli në luftë, mbi 100 të vdekur. Hamasi: Jemi në prag të një fitoreje të madhe
Të paktën 198 palestinezë janë vrarë pasi forcat izraelite u kundërpërgjigjën ndaj një sulmi vdekjeprurës nga Hamasi.
Numri i të vdekurve brenda Izraelit aktualisht është 100, sipas autoriteteve mjekësore.
Rreth 985 izraelitë kanë mbetur gjithahstu të plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se civilë dhe ushtarë janë marrë peng, kjo e konfirmuar nga autoritetet izraelite, pasi mijëra raketa u lëshuan fillimisht nga Gaza këtë mëngjes.
Ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi se të paktën 1,610 persona janë plagosur në Gaza.
Shkalla e lëndimeve dhe numri i viktimave deri më tani e bën sulmin më vdekjeprurës në territorin izraelit ndër vite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”.
“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai në një deklaratë për media.
Ushtria thotë se aktualisht është e angazhuar në luftimet me Hamasin në 22 lokacione në të gjithë Izraelin jugor.
Udhëheqësi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pretendon se grupi është “në prag të një fitoreje të madhe dhe pushtimit të qartë në frontin e Gazës”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë