VIDEO| Momenti kur merren peng izraelitët, mes tyre gra të moshuara e vajza të reja

7 Tetor 2023 | 20:19

Militantët palestinezë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë.

Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, ndërsa të tjerët janë kthyer në Gaza.

Në rrjet janë publikuar dhe pamjet e para kur civilët merren peng nga palestinezët.

Kujtojmë se Izraeli dhe Palestina kanë nisur një luftë të re frontale. Ishte Hamasi, organizata palestineze që nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Në mënyrë të befasishme, persona të armatosur kaluan kufirin, ndërkohë që një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.

“Grupi militant Hamas ka nisur një luftë që Izraeli do ta fitojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.

Deri më tani në Izrael raportohet për mbi 100 persona të vrarë dhe rreth 985 të plagosur, ndërsa bilanci te palestinezët është edhe më tragjik. Sipas raportimeve, deri më tani janë vrarë 198 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1600 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026