”Ka etje për ndryshim”, Aldo Bumçi jep detaje nga programi elektoral i PD-së
Aldo Bumçi, drejtues politik i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se fushata e tyre lidhet drejtpërdrejt me dështimin që sipas tij ka qeveria Rama.
“Nuk ka pasur qeveri më të dobët, qeveri që të ketë dëmtuar ekonominë shqiptare, që të ketë sjellë fenomene si kriminalizimi, përhapjen masive të drogës dhe vrasjen e shpresës mbi të gjitha,” tha Bumçi.
Nga ana tjetër ai e konsideroi një aspekt pozitiv faktin që programi ekonomik i Partisë Demokratike po shihet me detaje, sepse sipas tij kjo tregon etjen për ndryshim, si pasojë e premtimeve të pambajtura të kryeministrit Rama.
Aldo Bumçi theksoi gjithashtu se Partia Demokratike nuk është një forcë e re politike që po vjen me premtime por vjen me një plan konkret dhe një pjesë të atyre që propozojmë i kemi zbatuar.
Ai përmendi uljen e çmimit të energjisë elektrike apo të naftës si modele që tregojnë se Partia Demokratike, si një forcë që e ka udhëhequr vendin, ka besueshmëri në këto premtime. Bumçe nënvizoi se ishte Edi Rama ai që rriti kostot gjatë qeverisjes së tij dhe PD do i kthejë sërish atje ku ishin.
“Këto nuk janë premtime, që çdo parti mund të bëjë një listë dëshirash. Këto janë të realizueshme sepse janë realizuar,” – drejtuesi politik i PD-së.
Sa i takon deklaratës së kryeministrit se vota i jepet karakterit të kryetarëve të partisë dhe jo programeve të fushatës, Bumçe e konsideroi një deklaratë të bërë si pasojë e dëshpërimit.
Sipas tij karakteri i një partie dhe liderit apo anëtarëve të saj nuk mund të matet ndryshe por vetëm duke bërë me dije ato që ka për të ofruar.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet