Fushata elektorale në Kosovë, vëzhguesja e zgjedhjeve: Asnjë parti s’po respekton masat anti-Covid

3 Shkurt 2021 | 13:52

Partitë politike në Kosovë nuk i kanë respektuar rregullat anti-Covid dhe kanë vijuar që para datës 3 shkurt fushatën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, Mexhide  Demolli, përfaqësuese e organizatave të vëzhguesve vendorë që do të monitorojnë fushatën dhe votimet.

“Kemi parë shumë parti politike duke zhvilluar shumë tubime, duke anashkaluar edhe masat anti-Covid që janë në fuqi, ndaj fushata mund të them se ka nisur shumë më herët se data 3 shkurt në Kosovë,” – tha Demolli duke vënë në dukje se shpesh partitë politike nuk i respektojnë rregullat zgjedhore.

Sipas rregullave anti-Covid nuk lejohet që në mjediset e mbyllura nuk lejohen aktivitete me më shumë se 30 persona dhe në mjediset e hapura jo më tepër se 50 persona. Demolli tha se ky rregull është thyer nga të gjitha partitë dhe kjo është vënë re nga vetë publikimet e aktiviteteve të partive. Ajo bëri thirrje që partitë t’i marrin seriozisht masat pasi Kosova po vijon të vuajë humbje njerëzish nga përhapja e infeksionit.

Prej nisjes së pandemisë në Kosovë janë pikasur mbi 60 mijë raste me infeksion, prej së cilave 52 mijë janë shëruar, rreth 6,400 mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 1,502 persona kanë humbur jetën.

Informacionet e para për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë bëjnë fjalë për dhjetëra prokurorë e mijëra policë që do të angazhohen për të parandaluar parregullsitë. Vëzhguesja Demolli tha se krahas tyre do të jenë dhe organizatat e vëzhguesve të cilat kanë bashkëpunuar vazhdimisht me autoritetet.

Lexoni gjithashtu:

Vendi bosh i Albin Kurtit në listën e LVV-së, Valmir Elezi tregon se pse nuk është zëvendësuar

Kosovë, nis fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, BE shpreh keqardhjen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026