Kurti për Radoiçiç: Të burgoset si Pablo Escobar, dakordësi me Vuçiç

9 Tetor 2023 | 16:30

Mes Aleksandër Vuçiç dhe Milan Radoiçiç që kryesoi sulmin e armatosur në veri të Kosovës, sipas kryeministrit Albin Kurti ka një ujdi të ngjashme me atë që Pablo Escobar ka bërë me Presidentin e Kolumbisë.

Ky është shpjegimi që i jep kryeministri Albin Kurti arrestimit e me pas lirimit të Milan Radoiçiç nga autoritetet serbe për ngjarjen e Banjskës, gjatë një interviste të dhënë për një media malazeze.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë. Escobar në fakt, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte ai komandantët dhe jo anasjelltas. Gjoja do ta vuante dënimin atje,” – u shpreh Kurti.

Paralelizmat Kurti i vazhdon edhe më tej, tek marrëdhënia mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut të grupit mecernar Wagner, Yevgeny Prigozhin, imitim i të cilit jo rrallë herë është cilësuar edhe grupi i drejtuar prej Milan Radoiçiç.

“Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale. E kemi parë shumë herë më parë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele, Sloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë,” – deklaroi kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se qëllimi i këtij grupi të armatosur, të financuar dhe mbështetur nga Beogradi, ishte aneksimi i veriut të Kosovës, ndërsa përsëriti edhe njëherë kërkesën ndaj ndërkombëtarëve për të sanksionuar Serbinë si agresore të këtij sulmi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026