Kurti: “Prigozhini” i vogël i Vuçiçit duhet të ekstradohet në Kosovë

7 Tetor 2023 | 10:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Sky News ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë edhe polici kosovar, Afrim Bunjaku.

Kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç janë plotësisht të përfshirë në atë që ka ndodhur më 24 shtator.

Kurti i është referuar Aleksander Vuçiçit si “Putin i vogël’, dhe Milan Radojiçiçit si “Prigozhini i vogël”, që Kurti thotë se Vuçiç e mban në malet rreth kufirit të Kosovës, shkruan Express.

“Putini i vogël në Beograd, Aleksander Vuçiç, ka Prigozhinin e vogël në malet rreth Kosovës. Ai e pranoi që ka kryer sulmin terrorist. Ai është arrestuar si rezultat i presionit ndërkombëtar“, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë më tej se ajo çfarë kërkon Kosova është që Radojiç të sillet në Kosovë për t’ia bërë gjyqin, dhe thotë se për një gjë të tillë Kosova kërkon edhe përkrahjen e aleatëve.

“Kjo është çfarë kërkojmë, dhe kjo është në atë çfarë partnerët duhet të na ndihmojnë të arrijmë. Presioni ndërkombëtar bëri që Serbia ta arrestojë. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë”, ka thënë Kurti

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026