Mund të hapen dy fronte lufte në Izrael, parashikon eksperti

9 Tetor 2023 | 19:18

Eksperti Medlir Mema tha në një intervistë për Euronews Albania se Shtetet e Bashkuara kanë çuar disa forca ushtarake në det, jo menjëherë në territorin e Izraelit.

Sipas tij rreziku për luftë është shumë i lartë.

“Hezbullah që është në pjesën e Libanit, pra në pjesën veriore të Izraelit mesa duket ka filluar të bëjë lëvizjet e tij. Libani ka një qeveri të tij, por 1/3 e Libanit kontrollohet nga Hezbullah që është dhe një forcë qeverisëse brenda Libanit, por ka dhe ushtrinë e vet, ka dhe qeverisjen e vet brenda territorit. Pra është një shtet shumë problematik Libani në vetvete. Ndërkohë që presidenti i Libanit thotë që ne nuk do të futemi në këtë luftë, me shumë gjasë vetë Hezbullah, një pjesë e Libanit dhe aleati i Iranit mund të ndërhyjë për të përkeqësuar dhe për të vështirësuar situatën e Izraelit dhe reagimin. Pra mund të hapen dy fronte lufte, një në veri të Izraelit dhe një në jug, nëpërmjet Gazës, pastaj qëndron gjithmonë rreziku në perëndim të Izraelit,” – u shpreh Mema.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023