Replikat Rama-Kim, Çipa: Kryeministri duket i “izoluar” nga ndërkombëtarët. Lami: Partitë përgjegjëse për kandidatët
Analisti Aleksandër Çipa dhe politologu Roland Lami duke marrë shkas nga replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për të inkriminuarit që kandidohen për deputetë, thonë se partitë politike nuk kanë vetëm përgjegjësi formale por edhe morale në këtë aspekt.
Politologu Lami thotë se në qëndrimin e mbajtur e mbajtur nga z. Rama ai ia lë peshën individit në një kohë kur është përgjegjësi e partive politike që bën pjesë të strukturave të saj persona me të kaluar të dyshimtë. Sipas tij ajo që duhet të bëjë diferencën është sjellja e elektoratit.
“Elektorati duhet të jetë më i ndjeshëm për personat me të kaluar kriminale. Përjashto qytetet e mëdha, të gjithë i njohin kandiddatët dhe duke ditur shumë gjëra nuk ka se si të mos jenë kritikë dhe refuzues”, tha z. Lami.
Për analistin Çipa qëndrimi i ambasadores është që procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare të jetë një standard dhe apeli lidhet me mungesën e përgjegjësisë morale që ka munguar deri tani tek forcat politike në Shqipëri. Por gjithashtu ai tha se replikat Rama-Kim tregojnë se mes tyre kanë një ftohje të marrëdhënieve.
“Në procesin e selektimit të kandidatëve duhet të vihet kriteri moral, cilësisë dhe pastërtisë, pa mbërritur tek procesi i institucioneve për kontrollin e figurave. Nga ana tjetër në këndvështrimin tim të ashtuquajtura replika në distancë midis kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane të lënë shijen e një momenti ftohtësie të marrëdhënien e brendshme të tyre, pse jo edhe në raport me kontekstin e ri të fushatës elektorale”, tha z. Çipa.
Duke vijuar në këtë linjë, analisti nënvizoi më tej se gjithashtu vihet re një “izolim” që i është bërë kryeministrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi mungojnë vizitat e tij jashtë vendit dhe vizitat e personaliteteve në Tiranë.
“Nga pikëpamja e diplomacisë duket sikur z. Rama po kalon një periudhë të izolimit apo të mbylljes. Ka mungesë kontakti me kancelari dhe vizita të ndërsjella me autoritetet politikbërës dhe autoritetet të diplomacisë të hapësirës ndërkombëtare”, u shpreh z. Çipa.
Lexoni gjithashtu:
Kim i kundërpërgjigjet Ramës: Dekriminalizimi duhet bërë se e kërkojnë ligjet shqiptare
“Nuk më mësojnë ambasadorët”, Rama kundër kritikave nga Gahler
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin