Presidenti i Izraelit thirrje botës: Dënoni Hamasin, janë terroristë

10 Tetor 2023 | 09:40

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një mesazh u bëri thirrje të gjitha kombeve në mbarë botën “të dënojnë ashpër Hamasin dhe ta etiketojnë atë si një organizatë terroriste”.

“Si president i shtetit të Izraelit, unë ju flas tani nga kryeqyteti ynë, Jerusalemi, nën hijen e errët të luftës, ndërsa kombi im vazhdon të durojë një sulm të egër nga një armik mizor dhe çnjerëzor.

Sipas mendimit tim, kurrë që nga Holokausti nuk janë vrarë kaq shumë hebrenj brenda një dite. Dhe që nga Holokausti, ne nuk kemi parë skena të grave dhe fëmijëve hebrenj, gjyshërve, madje edhe të mbijetuarve të Holokaustit, të mbahen në robëri.

Hamasi importoi, adoptoi dhe riprodhoi egërsinë e ISIS. Ai hyri në shtëpitë e civilëve në një ditë të shenjtë dhe vrau familje të tëra me gjakftohtësi. Të rinj e të vjetër. Rrahu dhe torturoi persona të pafajshëm, hebrenj dhe myslimanë.

Gjatë ditëve të fundit kam folur me liderë nga e gjithë bota të cilët kanë shprehur zemërimin e tyre të thellë për sulmin, duke përfshirë zëvendëspresidentin Harris, sekretarin e shtetit Blinken, krerët e BE-së, OKB-së, NATO-s dhe të tjerë të afërt me mua, si p.sh. si miku im Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed.

Të gjitha kombet anembanë botës të dënojnë ashpër Hamasin, ta cilësojnë atë si një organizatë terroriste dhe të bëjnë të qartë se Hamasi mban përgjegjësi të plotë për mirëqenien e pengjeve që ka marrë dhe t’i kthejë menjëherë në Izrael”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se gjysma e aseteve të ngrira të Iranit që mbahen në Katar do të kthehen në Teheran. Pezeshkian këtë...
19:12 | 29/06/2026

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri tani duhet të lejoheshin pothuajse 21,000 persona të largoheshin nga enklava. Kjo ishte shifra e premtuar në marrëveshjen...
18:59 | 29/06/2026

Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri kritikoi të hënën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit, duke thënë se ajo nuk do...
18:43 | 29/06/2026