Doli kundër përfaqësuesit të lartë në BiH, caktohet data e gjyqit ndaj Dodik
Fillimi i gjyqit ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është caktuar për të hënën e 16 tetorit, njoftoi të martën Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH).
Në gusht, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator.
Avokatët e Dodikut dhe Lukiçit në kundërshtimet e tyre deklaruan se “vepra penale për të cilën akuzohet Dodiku nuk ekziston, sepse Schmidt është i paligjshëm”.
Më 9 tetor, Gjykata e BiH konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se i ka hedhur poshtë si të pabaza kundërshtimet e mbrojtjes.
Mbrojtjes iu refuzuan dy kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Jasmine Dedoviç Qosiç, e cila ka konfirmuar aktakuzën dhe më pas ka refuzuar kundërshtimet.
Në qershor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje në lidhje me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përfaqësuesi i Lartë Schmidt më pas vendosi t’i shfuqizojë ato.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit