Luftimet në Rripin e Gazës/ Flet presidenti Biden: Ne qëndrojmë me Izraelin

10 Tetor 2023 | 20:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden hapi fjalën e tij duke thënë se sulmet u kryen nga “duart e përgjakshme të organizatës terroriste Hamas”.

“Ky ishte një akt i keq”, tha Biden, duke shtuar se më shumë se 1,000 civilë u “therën” në Izrael.

Biden konfirmoi se në 14 shtetas amerikanë u vranë.

Biden shtoi: “Në këtë moment, ne duhet të jemi të qartë. Ne qëndrojmë me Izraelin. Ne qëndrojmë me Izraelin.”

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet, ata përdorin civilët palestinezë si mburoja njerëzore”,-tha presidenti i SHBA-ve

Presidenti Biden vuri në dukje gjithashtu se Kongresit i është kërkuar të “ndërmarr veprime urgjente” për të financuar “kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë kritikë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit

Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare (DNI), Bill Pulte ka shkarkuar disa anëtarë të stafit. Këto shkarkime vijnë më pak se një javë pasi presidenti amerikan...
11:24 | 24/06/2026

Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u paraqit para Kongresit të Deputetëve të mërkurën për të folur mbi valën e rasteve të korrupsionit që rrethojnë qeverinë,...
11:20 | 24/06/2026

Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë naive” nëse besojnë se Irani do të heqë dorë...
11:10 | 24/06/2026