Deklarata e fortë e Prençit: Drejtuesit e policisë janë bërë ushtarë të krimit

10 Tetor 2023 | 21:54

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ishte kët ëtë martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk mund të thotë se operacionet e SPAK ku janë kapur zyrtarë të policisë, janë vetëpastrim.

Ai tha gjithashtu se policia ka probleme të mëdha pasi shumë prej drejtuesve të policisë janë bërë “ushtarë të krimit”.

“Ku është drejtori i agjencisë së mbikëqyrjes policore? nëse ai do ishte në pozita pune dhe do kishte përreth njerëz të ndershëm, atëherë do ia pastroja Taulant Ballës vetëpastrimin. Se kur ti thua unë vetëpastrohem me urdhër-arreste nga SPAK-u dhe Gjykata Speciale, mos e ka gjë në varësi Balla? Se ai thotë vetëpastrim.

Deklaratat e ministrit në kuadër të politikës janë për ministrinë, nëse fut hundët te policia aje s’ka politikë. Policia që duam po shkon aty ku të gjithë drejtuesit janë bashkëpunëtorë, ushtarë, taksistë, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë vajti pa vënë në dijeni prokurorinë për Balilin. Ish-drejtoi i përgjithshëm shkoi për të pritur me makinën e tij Balilin, pa e vënë në dijeni prokurorin”,-tha Shemsi Prençi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026