“Regjistrojeni!” Arjan Çani: Vuçiç dhe Rama po luftojnë për Nobelin e Paqes
Gazetari Arian Çani tha këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për pak vite do fillojnë të luftojnë për të marrë çmimin Nobel të Paqes.
Sipas tij të dy këta lider nuk kërkojnë asgjë tjetër pasi pushtet dhe lavdinë ata e kanë, ndaj do përpiqen të arrijnë këtë çmim.
“Mbajeni mend por shumë shpejt, për 2 apo 3 vite, nuk them dot kohë se do abuzoja, por do ndodh. Mund edhe të gaboj, por nga e shkuara mund të jap mendimin tim se si do jetë e ardhmja. Ore ta mendojmë një çast, Vuçiç dhe Rama për çfarë luajnë?
Lavdinë e kanë! Ata po luajnë të dy për çmimin Nobel të Paqes. Ata duan shumë shpejt që dhe njëri dhe tjetri të marrin çmimin Nobel të paqes. Edhe Rama dhe Vuçiç do përpiqen secili për hesapin e vetë, mund të dështojnë, por do përpiqen”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit