Abilekaj: Ja çfarë do ndodhë me Radoiçiç pas rezolutës që do të miratojë Shqipëria
Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth rezolutës për Kosovën e cila pritet të miratohet ditën e nesërme në parlament.
Ai tha se nëse kjo rezolutë do të miratohet, atëherë Milan Radoiçiç nuk do të hetohet më nga serbia, por do duhet të dorëzohet para hetuesve ndërkombëtarë.
“Nëse parlamenti miraton këtë rezolutë nesër, çfarë ndryshimi ka? Qeveria duhet të respektojë rezolutën e parlamentit ajo duhet të mos deklarohet më siç është deklaruar deri më sot, që Serbia duhet të hetojë ngjarjen e 24 shtatorit. Ka qenë deklaratë nga ministri i jashtëm që “Serbia të hetojë”.
Me miratimin e rezolutës, këtë nuk e bën më Serbia, Radoiçiçi nuk do jetë më i hetuar në Serbi, ku shkon një herë në dy javë aty dhe bën sikur hetohet, por do duhet të dorëzohet në një hetim ndërkombëtar, i cili mund të bëhet kryesisht në Kosovë. E dyta nuk do të thuhet më se një grup serbësh të Kosovës sulmuan më 24 shtator në veri të Kosovës, por do thuhet se qeveria serbe e sulmoi”,-tha Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit