Izraeli: S’ka energji elektrike, ujë apo karburant në Gaza derisa të lirohen pengjet
Gaza nuk do të pajiset me energji elektrike, ujë apo karburant derisa pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi të kthehen në shtëpi, tha të enjten ministri izraelit i energjisë, Israel Katz.
“Asnjë çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi. Dhe askush nuk do të na predikojë moralin”, shkroi Katz në X, dikur Twitter.
Gjatë sulmit të së shtunës, militantët e armatosur të Hamasit u derdhën mbi kufirin e fortifikuar në Izrael dhe morën rreth 150 pengje, përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.
Hamasi paralajmëroi se do të fillonte ekzekutimin e pengjeve nëse Izraeli synonte njerëzit në Gaza pa paralajmërim.
Nënkoloneli Jonathan Conricus, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i tha Erin Burnett të CNN se situata me pengjet është një “temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe komplekse”.
Megjithëse, Izraeli ka “disa përvoja” me situata pengjesh, Conricus tha se ata kurrë nuk janë marrë me një operacion si ky: “Jo në shtrirjen, jo në madhësinë dhe jo në kompleksitetin e vendit ku ndodhen pengjet tanë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë