Kryqi i Kuq ngre alarmin: Spitalet në Gaza do kthehen në varreza masive

12 Tetor 2023 | 12:26

Zëdhënësja i Lindjes së Mesme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, e përshkroi situatën në Gaza se po përkeqësohet nga dita në ditë.

Duke folur nga Bejruti, Imene Trabelsi, paralajmëroi se sektori i shëndetësisë është “në prag të kolapsit total”.

Ajo theksoi se me ndërprerjen e rrymës dhe bllokimit të furnizimeve me karburant sisemi shëndetësor duhet t’i përgjigjet tashmë preinit të shtuar.

“Energjia elektrike po shkakton mjaft kërcënim për kapacitetin e spitaleve për të vazhduar punën e tyre”, tha ajo.

Trablesi shtoi se një koleg i saj që punon në një spital në Gaza tha se “ka shumë gjasa që spitali të kthehet në një varrezë masive në orët e ardhshme”. Kjo për shkak të mungesës së energjisë dhe nevojave elementare.

Zëdhënësja e Kryqit të Kuq vuri në dukje gjithashtu se edhe të gjitha ekipet e Kryqit të Kuq në terren në Gaza po jetojnë të njëjtat tmerre si popullata e përgjithshme.

LEXONI GJITHAHSTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026