Izraeli: Nuk do të ketë energji, ujë apo karburant në Gaza, derisa…

12 Tetor 2023 | 13:05

Izraeli ka bërë me dije se nuk do të lejojë koridoret humanitare për daljen e civilëve nga Gaza, derisa të gjithë pengjet e marra nga Hamasi të lirohen.

Vendimi vejen në një kohë kritike për Gazan, mes shqetësimeve në rritje për pakësimin e furnizimeve me ujë, ushqim dhe karburant pas natës së pestë të bombardimeve.

Ministri i Energjisë, Israel Katz, shkroi në mediat sociale se asnjë “çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë furnizus me ujë nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të kalojë në kufi” derisa “të rrëmbyerit” të lirohen.

Izraeli po përgatitet të nisë një pushtim tokësor në përgjigje të masakrave të përgjakshme të kryera në 20 komunitete izraelite nga grupi islamik palestinez Hamas fundjavën e kaluar, gjatë së cilës u kapën gjithashtu dhjetëra pengje.

Sulmet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit vranë 33 persona brenda dy orëve gjatë natës të së enjtes, sipas reporterit lokal të Al Jazeera, duke e çuar numrin e të vdekurve në Gaza në 1,200.

Sipas raportit, që nga fillimi i luftimeve, gjashtë lagje në Gaza janë shkatërruar. Tetëmbëdhjetë objekte të kujdesit shëndetësor dhe 20 ambulanca janë prekur dhe 11 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mediat palestineze thanë se nga bombardimet ishte vrarë vëllai i Mohammed Deif, komandantit ushtarak të Hamasit, si dhe një komandant i lartë nga Xhihadi Islamik Palestinez.

Ndërkohë që në Izrael, numri i të vdekurve është rritur në 1200.

LEXONI GJITHAHSTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026