“Nuk doja të vdisja e virgjër”, shfaqja teatrale vihet në teatrin e Durrësit
Historia e një vajze adoleshente “të burgosur” në një karrige me rrota, për shkak të një aksidenti tragjik në det. Kjo është shfaqja teatrale “Nuk doja të vdisja e virgjër”, që të mërkurën erdhi për publikun durrsak në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
“Është një titull simbolik, ku në plan të parë duket sikur flet vetëm për anën seksuale, por është në dimensionin më të madh të qasjes me jetën. “Nuk doja të vdisja e virgjër”, thotë teksti, ‘pa prekur diellin, ajrin’, të gjitha ndjesitë e jetës, ashtu si çdokush ka të drejtë t’i jetojë të gjitha nevojat, si fiziologjike, ashtu edhe humane, si të gjithë njerëzit, pa bërë dallime,” – tha Gjergj Mena, regjisor i shfaqjes.
Aktorja kryesore, Ina Gjonçi rrëfen vështirësitë, por mbi të gjitha përgjegjësinë që ka ndjerë për të sjellë në skenë dhimbjen dhe forcën e personave me aftësi të kufizuara.
“Profesioni jonë nuk është gjithmonë dëshirë. Më pas e kam kuptuar, që ka qenë një rrezik dhe sfidë që kërkon një lloj përgjegjësie, aq më tepër kur përfshin njerëz që e kalojnë në lëkurën e tyre jetën e personazhit,” – u shpreh Gjonçi.
Kjo shfaqje teatrale synon të shërbejë si një moment reflektimi për të drejtat e PAK, por edhe të hapë diskutime në lidhje me temën tabu të seksualitetit dhe marrëdhënieve intime të personave me aftësi të kufizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta