Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës thirrje për ndihmë globale

13 Tetor 2023 | 11:26

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë në “parandalimin e një katastrofe humanitare” në Gaza, duke theksuar se nuk ka “zona të sigurta” për evakuimin e civilëve pasi Izraeli i tha gjysmës së popullsisë të emigronte në jug.

“PRCS u bën thirrje liderëve botërorë dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar një katastrofë humanitare që po shpaloset tani”, thuhet në deklaratën e së premtes.

“Ne nuk kemi mjete për të evakuuar të sëmurët dhe të plagosurit në spitalet tona, apo të moshuarit dhe invalidët. Nuk ka zona të sigurta në të gjithë Rripin e Gazës.

PRCS e përshkroi urdhrin e evakuimit izraelit si “tronditës dhe të pabesueshëm”.

I gjithë populli në Gaza mendon se bota ua ka kthyer shpinën”, vazhdoi grupi.

PCRS u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ndihmës në terren në Gazë, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, që të ndërhyjnë me qeveritë për të “mbrojtur njerëzimin dhe hapësirën humanitare” dhe të bëjnë presion mbi “Izraelin që të anulojë këtë urdhër”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026