Nis evakumi i palestinezëve, OKB: Nuk ka asnjë cm tokë ku civilët të jenë të sigurt

13 Tetor 2023 | 13:51

Pas një tjetër nate bombardimesh intensive, Izraeli ka paralajmëruar civilët në Gaza që të largohen nga jugu në prag të ofensivës tokësore. Urdhri i evakuimit prek thuajse gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë njerëz të territorit palestinez.

Gaza është bombarduar pa pushim që prej së shtunës së kaluar, kur Hamas kreu sulmin e saj brutal.

Izraeli deklaron se synon t’i shkatërrojë kapacitetet ushtarake të lëvizjes islamike dhe se nuk po godet civilët. Por OKB thotë se qytetarët e thjeshtë do të preken gjithësesi nga luftimet.

Hamada El Bayeri nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, deklaroi: “Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Nuk ka asnjë centimetër imun ku njerëzit mund të ndihen të sigurt. Gaza është e gjitha e ekspozuar dhe sikurse e thash më herët, nuk ka infrastrukturën për përmbushjen e nevojave bazë”.

Teksa banorët e Gazës bëhen gati për operacionin tokësor, Hamas u ka bërë thirrje atyre që të injorojnë urdhrat e Izraelit për t’u larguar dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Situata e qytetarëve në Gaza është edhe më e rëndë pasi nuk mund të kalojnë kufirin për në Egjipt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026