Basha prezanton programin për rininë, premton 5 mijë bursa për studentët

5 Shkurt 2021 | 10:41

Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi sot nga selia blu programin për rininë, ku premtoi se do të krijojë më shumë vende pune dhe do të ulë kostot e jetës, nëse vjen në pushtet.

“Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve”, u shpreh Basha.

Basha bëri edhe premtime financiare për studentët nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit.

“9 në 10 prej studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të fitojnë financim 100% të tarifave për bachelor dhe master”, tha ai.

Ai u shpreh më tej se “ 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta”.

“Praktika të paguara prej 30 000 lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit”, tha Basha.

Kryedemokrati teksa shpalosi programin premtoi se do të zgjidhë çështjen e papunësisë dhe do të ulë nivelin emigrimit të rinisë shqiptare.

Në fund të fjalës së tij, Basha u zotua se do të krijojë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend.

Lexoni gjithashtu:

Basha prezanton programin për arsimin, premton rritje pagash deri në 50% për pedagogët dhe profesorët

Basha prezanton programin për shëndetësinë: Paga 1200 euro për mjekët, do hapim universitet të ri mjekësor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026