Sirena alarmi e raketa në qiell, Euronews Albania kap momentet dramatike nga lufta
Teksa Izraeli po përballet me luftë me Hamasin, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu na sjellë me pamje momentet kur hidhen raketat, dronët dhe flakët pushtojnë Ashkelon, aty ku është vendosur dhe ekipi ynë.
Në videon e mbërritur së fundmi në redaksi, shihet momenti kur raketat hidhen mbi Izrael ndërkohë që bien dhe sirenat e alarmit.
Pak më parë gazetari Thimi Samarxhiu së bashku me operatorin Olti Allmeta janë befasuar nga sulmet me raketa dhe dron. Menjëherë pas rënies së alarmit kundërajror ata kanë nxituar të futen brenda dhomës së sigurisë.
“Alarmi po bie! Po bie alarmi! Duhet të largohemi. Duhet të futemi këtu (në dhomën e sigurisë). Gjithandej po dëgjohen sirenat e alarmit”, tha gazetari Samarxhiu ndërkohë që nxitonte të futej në një dhomë të sigurt. Hamasi po sulmon me raketa! Ne jemi rreth 500 metra larg prej zonës ku u hodh raketa”- u shpreh gazetari.
Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë, shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite bisedë me homologun Igli Hasani, çfarë i kërkoi
- Shpërthime në një xhami në Afganistan, shënohen dhjetëra viktima
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta