Prova e vërtetë, Vllaznia kërkon shkëputjen përballë Laçit

5 Shkurt 2021 | 11:11

Java e fundit e fazës së dytë të kampionatit shqiptar të futbollit rezervon përballje interesante.

Vllaznia dhe Laçi do të masin forcat këtë të premte në stadiumin Loro Boriçi. Shkodranët synojnë të ruajnë ritmin me rezultate pozitive si dhe diferencën prej 9 pikësh me ndjekësit.

Në ndeshjen e fundit Vllaznia e drejtuar nga gjermani Thomas Brdaric u ndal në barazim pa gola nga Partizani. Në këtë përballje shkodranët luajtën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ardit Krymi.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi pa gola për Vllazninë pas barazimit 0-0 me Kastriotin. Laçi përfitoi nga kjo ndalesë duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Teutës e duke shkurtuar relativisht distancën me kreun.

Pas 17 javësh kampionat, Vllaznia kryeson me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani dhe 10 më shumë se Laçi e Teuta të vendit të tretë e të Katërt.

Vllaznia 9 herë kampione e Shqipërisë nuk e fiton titullin prej dhjetë vitesh, ndërsa trofeu i fundit që ata kanë fituar ka qenë Kupa e Shqipërisë – në vitin 2008.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026