Zgjedhjet, qytetarët dyshues, optimizëm i ulët se 14 shkurti do të sjellë ndryshme në Kosovë

5 Shkurt 2021 | 12:41

Kosovarët presin ndryshime nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kur kanë ngelur edhe 10 ditë që ata të shprehen me votë, subjektet politike vazhdojnë të bëjnë premtime të mëdha.

“Ndryshime të mëdha. Ndryshimet edhe po vijnë”, u shpreh një qytetar.

Megjithatë, ka të tjerë që për dy gjëra janë të sigurt. E para se zgjedhjet do të mbahen me 14 shkurt, por që konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes politikanëve do të vazhdojnë dhe mundësia e zgjedhjeve të tjera të parakohshme, është sërish prezent.

“Se ashtu, sepse nuk ka qeveri një herë. As nuk ka president as kryeministër, kështu që pas tre apo katër muajve ose në pranverë ose në vjeshtë, do të ketë prapë zgjedhje e duket se jemi mësuar”, tha një tjetër qytetare.

Se do të ketë sërish zgjedhje shkaku i mospajtimeve të mëdha politike në Kosovë, këtë e thonë edhe qytetarë të tjerë.

“Presidenti duhet zgjedhur, ai ta nominojë kryeministrin e qeverinë, kështu që nuk besoj se do të mund të bien në ujdi dhe sërish do të ketë zgjedhje pas zgjedhjeve. Kështu që edhe bota po qesh me ne kur thotë se nuk jeni ende të pjekur. Ne jemi të pjekur për zgjedhje por për qeverisje duhet të jemi më unik”, deklaroi një tjetër qytetar.

Në fakt, edhe zyrtarisht zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do të jenë të vetmet këtë vit.

Pesimizmi i kosovarëve edhe mund të arsyetohet. Për një vit e gjysmë në Kosovë janë mbajtur zgjedhje të përgjithshme, janë ndryshuar dy Qeveri, po mbahen sërish zgjedhje të parakohshme. Në fund të vitit do të mbahen zgjedhjet lokale.

E në krejt këtë situatë, institucionet e vendit po funksionojnë me ushtrues detyre”.

Për trembëdhjetë vjet që nga pavarësia, në Kosovë janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, Mefail Bajqinovci: Vetëvendosje do fitojë 61 mandate, partitë e tjera në kolaps

Votat e diasporës në Kosovë, Liza Gashi tregon arsyet pse është rritur numri i votuesve nga jashtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026