“U vesha nuse në kamp, si e njoha partnerin e jetës në internim”- rrëfehet Mirakaj
Valbona Mirakaj, e cila u internua kur ishte vetëm 16 vjeç, ndërkohë që prindërit i kishte në Itali, momentin kur shkoi në kamp, ku e konsideroi si çastin më të tmerrshëm të jetës së saj.
Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo tregoi se gjatë kohës që ishte e interenuar, njohu dhe bashkëshortin e saj, Sokolin, më të cili u martua dhe krijoi familje.
Ajo theksoi se në kamp përveç momenteve të trishta, kishte dhe momente pozitive.
“Dita kur u internova ishte dita më e tmerrshme e jetës sime. Zoti i madh ishte me mua. Unë mbarova vitin e tretë ne pedagogjike dhe më pas shkova në Lushnje. Ata më thanë që bëj rrugën me një djalë është i urtë, dhe prej atëherë e bëra rrugën e jetës me këtë djalë. Pas tre vitesh u martova 19-vjeç, ky ishte 21 vjeç, dy kalamaj bëmë një familje. Pas një viti na lindi vajza. Punoja në bujqësi. U bëra nuse prej lecke. Nuk më shkonte mendja se do bëhesha nuse. Kisha momente që qeshja dhe këndoja. Edhe fëmijët tonë kanë vuajtur shumë, në shkollë i shihnin shtrembër. I thërrisnin të internuar”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit