Kush është El Deif, komandanti i Hamasit pas sulmit ndaj Izraelit
Sulmi ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas përfaqëson goditjen më të rëndë ndaj ushtrisë izraelite që nga viti 1973.
Sipas CNN, organizatori i sulmit është Mohamed Diab Ibrahim el Masri, i njohur më mirë si El Deif, i cili për dekada të tëra ka kaluar çdo natë në një objekt të ndryshëm për të mos u vrarë nga forcat izraelite.
Ai besohet se ka lindur në vitet 1960 dhe konsiderohet një figurë ushtarake me ndikim në Hamas, i cili gjithmonë ka kundërshtuar çdo paqe me “entitetin sionist”.
Ai aktualisht është në krye të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Al Qassem, por Maymar Abusada, një profesor i shkencave politike në Universitetin Al Aza të Gazës, thotë se El Deif është pak i njohur për palestinezët e zakonshëm.
Brigadat Al Qassem ishin kundër procesit të paqes të pranuar nga lideri i atëhershëm i PLO-së, Yasser Arafat dhe Marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, të cilat supozohej të hapnin rrugën për një zgjidhje me dy shtete.
El Deif është një prodhuesi kryesor i bombave, sipas CNN, duke shtuar se në vitin 1996 ai ishte pas katër sulmeve vetëvrasëse që vranë 65 njerëz në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Gruaja dhe vajza e tij u vranë në sulmet ajrore në vitin 2014 dhe El Deif humbi pjesë të krahëve, këmbëve dhe dëgjimit.
Për dy vitet e fundit, Hamasi, nën udhëheqjen e El Deif, ka punuar për të bindur Izraelin se fokusi i tij është në çështjet e brendshme, në rindërtimin e Gazës, në sigurimin e lejeve të punës për njerëzit që kërkojnë punë në Izrael dhe në ndërtimin e infrastrukturës së tij.
“Izraelitët mendonin, në planin afatgjatë, se kjo ishte një politikë e Hamasit, jo një konfrontim ushtarak me Izraelin”, tha Abusada, një profesor i Gazës.
Megjithatë, Hamasi ishte duke përgatitur një sulm masiv gjatë gjithë kohës, sipas një analize të publikuar në faqen e internetit të televizionit amerikan.
E pyetur se çfarë do të përfitonte Hamasi përfundimisht nga “kumari i përgjakshëm”, Karin von Hippel e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër tha se grupi militant palestinez “me siguri kishte planifikuar sulmin për vite dhe duke menduar për atë që mund të bënte, pasi gjithçka tjetër ka bërë nuk ka pasur sukses”.
“Megjithatë, as kjo nuk do të funksionojë. Unë mendoj se kjo do të shënojë fundin e Hamasit”, beson Von Hippel.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania