Diplomacia në lëvizje, Irani paralajmëron Izraelin, SHBA-Kinë në kërkim të dialogut
Përmes kanaleve të OKB-së, Irani ka paralajmëruar Izraelin që të mos kryejë operacionin tokësor në Gaza. Diplomatët e Teheranit deklarojnë se nuk e dëshirojnë një përshkallëzim të mëtejshëm dhe nënvizojnë se do të ndërhyjnë në rast të një ofensive.
Në Katar, një zyrtar i lartë i Hamasit u takua me ministrin e Jashtëm iranian, por mbi bisedimet nuk janë bërë publike detajet.
Irani është përfolur se qëndron prapa sulmit të fundit të Hamasit, por inteligjenca amerikane ka deklaruar se nuk ka prova të forta për të mbështetur një pistë të tillë.
Aleatja e ngushtë e Republikës Islamike, lëvizja Hezbollah në Liban, ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në ditët e fundit.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike të konfliktit, teksa vazhdon turin e tij në Lindjen e Mesme.
Për të paralajmëruar si Iranin edhe Hezbollahun, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdhe.
Ndërkohë, në lojë ka hyrë edhe Kina. Javën e ardhshme, i dërguari i Pekinit për Lindjen e Mesme, Zhai Jun do të vizitojë rajonin, ku do të kërkojë uljen e armëve dhe do të promovojë bisedimet e paqes.
Një ditë më parë ishte Rusia që bëri me dije se zëvendësministri i saj i Jashtëm shpreson të takohet me përfaqësuesit e Hamasit në shtetin e Gjirit të Katarit javën e ardhshme, për të diskutuar lirimin e pengjeve izraelitë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur