Hapja e degës së Kolegjit të Bryzhi, Von Der Leyen konferencë për mediat në Tiranë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me kreun e qeverisë Edi Rama, në kuadër të hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhi.
Në fjalën e saj ajo nënvizoi se kjo degë do të ndërtojë një urë të fortë drejt BE. Më tej nënvizoi se për hapjen e kësaj dege në vendin tonë, Komisioni ka caktuar fonde ndërsa në vitet në vijim do të japë sërish financim.
“E mbaj mend idenë për të pasur një degë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë. E kuptova menjëherë vizionin tuaj dhe a ka mënyrë më të mirë se sa kjo për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë për të edukuar dhe trajnuar brezin e ardhshëm. Kështu ne filluam punën. Dhe ja ku jemi, duke krijuar degën e tretë të Kolegjit të Europës. Sot do përqendrohemi te ata që do i japin jetë këtij kolegj, vetë studentët. Studentët në Shqipëri mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo është fantastike. Kjo degë do të ndërtojë një urë të fortë drejt BE. Komisioni ka caktuar fonde për krijimin e kampusit dhe shumë fonde të tjera do të vijojnë. Do të kemi një paketë financiare me 15 bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta