Gjosha: Shqipëria duhet të shfrytëzojë Samitin, të përthith sa më shumë fonde nga BE
Ish-ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se Shqipëria duhet të shfrytëzojë ato fonde që do të vihen në tryezë gjatë ditës së nesërme.
“Është një mesazh që Samiti zhvillohet në Tiranë pasi Shqipëria nuk ka konflikte siç kanë vendete tjera të rajonit dhe BE e ka vlerësuar këtë. Populli shqiptar ka qenë gjithmonë mbështetës i procesit të integrimit. Nuk e di se sa hapësirë do të ketë Greqia për të diskutuar çështjet e saj të brendshme, ose çështjet me Greqinë, që nuk besoj se do të jetë momenti për këtë.
Ajo që është e rëndësishme që Shqipëria duhet të shfrytëzojë është se ato fonde që do të vihen në tryezë gjatë ditës së nesërme, do të duhet me të gjithë kapacitetet e saj të mundohet të thith sa më shumë fonde. Kjo do të ishte kryesorja dhe parësorja ditën e nesërme. Mendoj se është moment shumë i mirë për të diskutuar dhe për procesin e anëtarësimit. Duhet të gjendet një mënyrë se si duhet të ndërthuret procesi i anëtarësimit me tryezën e procesit të Berlinit. Është një moment kyç që Tirana mund të marrë dhe ndonjë lloj lidershipi në propozime të ndryshme që mund të hidhen nesër në tryezë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta