Bujar Osmani: Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut

15 Tetor 2023 | 20:17

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka deklaruar të dielën se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski është mirë që të kthehet në Maqedoni të Veriut nga Hungaria, pasi sipas Osmanit, bëhet fjalë për një njeri që di shumëçka për vendin, por që ndodhet në shtet tjetër.

“Nga pikëpamja politike, është një çështje, e cila e di se do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, nuk është aspak e mençur që në duart e një shteti tjetër të jetë një njeri që dhjetë vjet ka qenë kryeministër dhe i cili posedon të gjitha informacionet shtetërore’’, ka thënë Osmani për Televizionin 21.

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari në vitin 2018, pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim për gjashtë vepra penale, ndërsa disa procese të tjera janë duke u zhvilluar ende.

“Është mirë që ai të jetë këtu dhe të merret me proceset gjyqësore që zhvillohen ndaj tij. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë’’, ka deklaruar Osmani.

Deklarata e tij vjen pikërisht në kohën kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë akuzuar partitë në pushtet, Lidhjen Social Demokrate (LSDM) të kryeministrit Dimitar Kovaçevsi dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti se ‘’po punojnë për kthimin e ish kryeministrit Gruevski që ai më pas të përçajë VMRO DPMNE-në dhe të sigurojë votat për ndryshimet kushtetuese’’.

Opozita shqiptare i ka vlerësuar si qesharake arsyetimet e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmanit, i cili është edhe nënkryetar i BDI-së.

‘’Shpjegimi i Osmanit është qesharak. Gruevski ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i dhënë informacionet, nëse do të dëshironte”, ka deklaruar kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ai ka pyetur publikisht Osmanin nëse e ka vizituar Gruevskin në Budapest dhe nëse po përgatiten ta kthejnë Gruevskin në Shkup, më 23 tetor në ditën e VMRO-së.

Nga Lidhja Social Demokratike janë hedhur poshtë pretendimet për “amnistinë” e Nikolla Gruevskit.

“Nikolla Gruevski do ta vuajë dënimin me burg në momentin që do të hyjë në Maqedoninë e Veriut, bazuar në aktvendimet e formës së prerë të gjykatave vendore”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Maqedonia e Veriut ndodhet në krizë politike ndërsa rrezikon edhe të ngecë në procesin e integrimin evropian nëse nuk arrin të miratojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e sa, si popull shtetformues.

Shumica parlamentare nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat apo 80 nga 120 votat e deputetëve në Kuvend andaj po kërkon mënyra për të siguruar mbështetjen e opozitës maqedonase.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026