Hapja e degës së kolegjit të Bryzhi, Rama: Askush s’mund ta mbështesë një vend si BE
Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në kuadër të hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhi.
Rama në fjalën e tij teksa ka falenderuar Von Der Lyen për hapjen e kësaj dege tha se askush nuk mund të shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik për qytetarët e vet siç bën BE.
Teksa u ndal tek kolegji nënvizoi se shumë të rinj shqiptarë do të jenë pjesë e tij, duke nënvizuar faktin se dhe konkurrenca do të jetë shumë e lartë.
“Der Lyen na ka shoqëruar në momente mjaft të errëta, kur tërmeti goditi Shqipërinë dhe mund të them pa asnjë dyshim se pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të ndërtuar më mirë nga e para, do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizojë se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë brenda një kohe kaq të shkurtër. Besoj fortë se Europa për ne ka të bëjë me dijen, të mësuarit se si të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim, si të transformojnë atë që është më e rëndësishmja për një vend si ne. Gjithnjë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE.
Askush nuk mund të shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik për qytetarët e vet siç bën BE. E di se nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE. Nuk ka rrugë tjetër, ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një Universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi për studentët. Kjo është dhe një mësim më i thelluar për vetë BE dhe për rrugëtimin e tij. Besoj se shumë më tepër të rinj shqiptarë se sa 31, duan të jenë pjesë e këtij kolegji. Konkurrenca do të bëhet më tepër sfiduese. Nuk dua të zgjatem më shumë. Faleminderit që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimplotë. Ajo e mori përsipër dhe e bëri”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’