Foto familjare e Samitit/ Rama surprizon liderët e BE me valle popullore

16 Tetor 2023 | 14:29

Siç është tradita edhe në këtë samit të Procesit të Berlinit këtë të hënë në Tiranë u realizua fotoja familjare në të cilën ishin të pranishëm liderët nga BE dhe Ballkani Perëndimor.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç nuk iu bashkua fotos. Kujtojmë që në ministerialin që u mbajt në Tiranë për t’i paraprirë samitit të Procesit të Berlinit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç refuzoi të jetë pjesë e fotos familjare për shkak të flamurit të Kosovës në sfond.

Ndërkaq, pas realizimit të fotos familjare, liderët u afruan pranë valltarëve për të ndjekur nga afër performancat. Këtu u bashkua dhe Brnabiç.

Qeveria shqiptare kishte menduar të përshëndeste me vallet karakteristike të gjitha vendet e rajonit, ndërsa prezantonte liderët e BE me traditat e Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026