“Premtimet ekonomike nuk janë plotësuar”, Rama në Samitin e Procesit të Berlinit

16 Tetor 2023 | 12:20

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet për herë të parë në Tiranë.

Rama fillimisht e vuri theksin te lufta në Ukrainë dhe ajo në Izrael duke dënuar veprimet E rusisë dhe Hamasit.

Më tej shefi i qeverisë theksoi se premtimet e Procesit të Berlinit nuk janë mbajtur.

“Një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin e vet. Kjo na ka treguar që bota po ndryshon shumë më shpejt e shumë më ndryshe. Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet ndërkohë që jemi solidar me Izraelin. Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik.  Sfida më e madhe politike është midis anëtarëve të BE dhe jo a tyre të BE. A mund të përballojmë këto ndasi. Mendoj se kombinim në frymën e rajonit është një arritje e madhe e procesit të Berlinit, Më duhet të  theksoj se premtimet ekonomike të Procesit nuk janë plotësuar. Demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet. Është për t’u përgëzuar Ursula. Po marrim hapa domethënëse për ndryshimet politike e ekonomike  në Ballkanin Perëndimor”-tha ai.

Gjithashtu Rama pati dhe kritika mbi mekanizmin e dhënies së fondeve nga BE, ku tha se ky mekanizëm është i vjetëruar dhe shumë i ngadaltë.

“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.

Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026