Vritet ‘truri’ i Hamasit, trupat izraelite marrin më shumë kohë për ofensivën
Sulmet ajrore izraelite në Gaza vazhdojnë, me ushtrinë që mëngjesin e së dielës njoftoi se kishte vrarë Bilal Al Kedra, komandantin e forcave të Hamasit në qytetin jugor të Khan Junis.
Sipas shtetit hebre, Al Kedra ishte përgjegjës për vrasjen në masë të qytetarëve izraelitë në njësinë administrative Nirim, në jug të Izraelit, të shtunën e kaluar.
Por ndërsa bombardimet vazhdojnë, trupat izraelite duket se nuk janë ende në prag të nisjes së ofensivës tokësore.
Sipas raportimeve të BBC, gjasat janë që forcave të armatosura t’u duhen më shumë ditë për t’u bërë gati.
Ndërkohë, në kompleksin mjekësor “Al Shifa”, spitali më i madh në Rripin e Gazës, mjekët dhe infermierët nuk kanë mundur të largohen për shkak të bombardimeve që nisën një javë më parë.
Sipas doktorit Muhammad Ghuneim, fluksi i pacientëve që mbërrijnë të plagosur nuk ndalet. Sipas tij, rreth 60 për qind e personave të lënduar që mbërrijnë në spital janë gra, fëmijë dhe të moshuar.
“Spitalit po i mbarojnë rezervat mjekësore. Edhe karburanti që ushqen gjeneratorët pritet të përfundojë së shpejti. Kjo do të thotë se nuk do të ketë operacione kirurgjike dhe as oksigjen për pacientët. Ndihemi të pashpresë”, ka deklaruar Ghuneim.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka mundur të dërgojë stoqe mjekësore për 2 mijë pacientë në Gaza, pavarësisht sulmeve izraelite.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për banorët e Gazës, por edhe për lirimin e pengjeve izraelite në duart e Hamasit.
Ndërkohë, banorët e qytetit izraelit të Sderotit, në jug të vendit, mbushën autobusët për t’u larguar në zona të tjera të vendit për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West